Një e diel fantastike me qytetarë të Zhurit, Hasit, Tusuzit dhe qendrës së Prizrenit, ku bashkë me kryetarin e ardhshëm, Shaqir Totaj, prezantuam vizionin për ndryshimet e mëdha që ai do t’i bëjë në kryeqytetin historik të shqiptarëve.
Prizreni është dhe do të mbetet Jerusalemi i PDK-së dhe me fitoren e Shaqir Totajt dhe ekipit të tij, qytetarët e Prizrenit do të kenë qeverisje të dinjitetshme. /InLajmi/