Kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK-ja Shaqir Totaj ka shpalosur programin e tij qeverisës, përcjell InLajmi.
Totaj ka thënë se Zhurit të fitoreve të mëdha, shumë shpejt do t’i rikthehet shkëlqimi e përkujdesja.
Ai ka shtuar se në qeverisjen te PDK-së Zhuri i historisë do të jetë në fokus kryesor
Postimi i plotë i tij:
Zhurit të fitoreve të mëdha, shumë shpejt do t’i rikthehet shkëlqimi e përkujdesja. Sepse në qeverisjen tonë, Zhuri i historisë do të jetë në fokus kryesor. Kënaqësi që së bashku me kryetarin Memli Krasniqi e bashkëpunëtorë të tjerë, të takojmë qytetarë të shumtë për të shpalosur programin tonë për mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Me Bedri Hoxhajn, kryetarin e degës, e strukturat tona në Zhur, do të punojmë fortë për këtë trevë. Bashkë për Prizrenin