• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 16 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Shënohet 31-vjetori i bashkimit të Gjermanisë

J G nga J G
3 October 2021
në Bota
0 0
0
Shënohet 31-vjetori i bashkimit të Gjermanisë
0
SHPERNDARJE
29
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Më 3 tetor 1991 u nënshkrua zyrtarisht bashkimi i Gjermanisë, një vit pas rënies së Murit të Berlinit. Marrëveshja përcaktoi modalitetet e bashkimit dhe nivelimin gradualisht të standardeve mes lindjes dhe perëndimit.

Që prej 31 vjetësh Gjermania është bashkuar. Të paktën në dokumenta ky hap u kurorëzua shpejt në mënyrë ceremoniale pas rënies së Murit të Berlinit. Por ajo që pasoi nuk i entuziazmoi të gjithë njësoj, kryesisht në lindje të Gjermanisë, ku ndërmarrjet u shkatërruan dhe shumë vetë humbën vendet e punës. Ajo që shumë njerëz të gjeneratës që sot janë në pension e ngrenë si shqetësim është, se jo gjithçka është zhvilluar aq mirë sa pritej: p.sh. ende ka dallime në paga, në lindje pagat janë më të ulëta se në perëndim të vendit. Edhe pensionet në lindje ende nuk kanë arritur nivelin si në perëndim. Ka ende shumë punë në këtë drejtim.

Megjithatë shumë gjëra në shumë drejtime kanë ecur me sukses, veçanërisht për brezin e ri. Shembulli i një familjeje nga të 2-ja anët e Gjermanisë, që kanë krijuar modelin e tyre të biznesit duke e realizuar projektin e jetës së tyre pavarësisht kundërshtive e provon më së miri këtë: Në lindje të Gjermanisë rreth 100km në perëndim të Berlinit gjendet ferma e parë në mbarë Europën e algave, sikurse na thotë familja. Në fermën e tyre në bregdet kultivohen mikroalgat, që konsiderohen si arma e së ardhmes në luftën kundër ngrohjes së Tokës. Këto alga deti mund ta thithin nga atmosfera dioksidin e karbonit e nga ana tjetër ato janë edhe një ushqim me vlerë.

Sipërmarrja e çiftit Jörg Ullmann dhe Kirstin Knufmann është specializuar për algat. Madje ata janë njohur me njeri-tjetrin pikërisht nga puna me algat. Kirstin Knufmann është themeluese e sipërmarrjes RaëAndPure, që prodhon ushqime të shëndetshme cilësore bazuar edhe tek algat.

Ndërkohë Jörg Ullmann shpjegon, se si ai pati idenë që në territorin e firmës të instalonte edhe Start-Ups. E pikërisht në këtë moment erdhi Kirstin me idenë, që biznesin e saj që kishte ecur mirë ta vendoste në një hapësirë të re. Kësisoj përmes këtij kontakti lidhur me punën ne u njohëm dhe u lidhëm më shumë bashkë edhe përtej punës. Ishte si të thuash edhe dashuri me shikimin e parë, thotë ai.

Ata të 2 sot drejtojnë një sipërmarrje të suksesshme, gjë kjo jo e vetëkuptueshme në lindje. Sepse pas ribashkimit të Gjermanisë ekonomia në landet lindore të ish-RDGJ-së u rënua. Kirstin Knufmann: „Dallimet sot nuk janë aq të dukshme, megjithatë nëse u referohesh posteve drejtuese, vëren, se shumica janë të zënë nga gjermano-perëndimorët. Personalisht nuk mendoj, se kjo është keq, por besoj se tashmë me kalimin e kohës mund të rivendoset ekuilibri, sepse në fillimet e kthesës në lindje gjërat duheshin përpunuar njëherë.”

Ferma e algave është e suksesshme. Çifti i ri ka njohur fillimisht lindjen, ndërsa tani janë të suksesshëm në perëndim. Jörg Ullmann mundi të studiojë atë që dëshironte dhe të bënte punën që donte pas rënies së Murit të Berlinit. Edhe Kirstin Knufmann e konsideron bashkimin vërtetë si një fat të madh edhe për të perosnalisht. Ajo thotë, se nëse kjo nuk do të kishte ndodhur ajo nuk do të kishte jetën që ka sot me harmoninë në familje me bashkëshortin dhe fëmijët si dhe biznesin e suksesshëm. „Jam mirënjohëse dhe e gëzuar për shanset dhe mundësitë, që mu dhanë mua për përjetimin e të gjitha këtyre duke qenë në kohën e duhur në vendin e duhur. Bashkimi është për mua gëzim dhe mirënjohje”, tha ajo, përcjell DW.

Për brezin e ri Gjermania e Bashkuar është e vetëkuptueshme. Ndarjen e Gjermanisë brezi i ri do ta mësojë vetëm nga librat dhe rrëfimet në famlije.

Tags: BashkimiGjermaniaMuri i Berlinit
Postimi i mëparshëm

Mjeku Tritan Tilo: Koronavirusi apo gripi i zakonshëm, kështu duhet të mbrohemi

Postimi tjetër

Fjalosja mes vëllezërve në Deçan përfundon me rrahje, arrestohen të 2 nga policia

Të ngjajshme Postime

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë
Bota

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve
Bota

Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd
Bota

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore
Bota

Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

28 September 2025
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh

28 September 2025
Aeroplanët luftarakë amerikanë u ngritën urgjentisht për të kapur aeroplanët luftarakë rusë pranë Alaskës
Bota

Aeroplanët luftarakë amerikanë u ngritën urgjentisht për të kapur aeroplanët luftarakë rusë pranë Alaskës

25 September 2025
Postimi tjetër
Fjalosja mes vëllezërve në Deçan përfundon me rrahje, arrestohen të 2 nga policia

Fjalosja mes vëllezërve në Deçan përfundon me rrahje, arrestohen të 2 nga policia

Lajmet e fundit

Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

16 October 2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

16 October 2025
Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

16 October 2025
Çfarë ka ndodhur më 3 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 29 shtator ndër vite?!

29 September 2025
Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

29 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu