Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka ftuar qytetarët e kësaj komune që të dalin të përshëndesin pjestarët e Nësisë Speciale, përcjell InLajmi.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë që në orën 16:00, të bashkohen në mirëpritje të policisë që po kthehen nga pikat kufitare.
“I ftoj qytetarët e Mitrovicës që në ora 16:00 t’i mirëpresin dhe përshendesin heronjtë e gjallë të Kosovës, pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës tek ish-Hotel “Adriatiku” në Mitrovicë, të cilët do të kthehen nga pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë,” ka shkruar Bahtiri./InLajmi/