Të moshuarit kosovarë të premten shënuan ditën e tyre.
Këtë 1 tetor në festën ndërkombëtare për personat e moshës së tretë, banorët e shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë, pranuan dhuratë nga një tablet për të pasur qasje më të lehtë në teknologji.
Ata ua sollën nga Ministria e Shëndetësisë derisa treguan se sivjet po festohet nën moton “Barazia digjitale për të gjitha moshat”. Banorët rezidentë të institucionit që kujdeset për personat pa përkujdesje, iu gëzuan dhuratave, derisa disave iu mbajtën edhe leksione se si duhet të punojnë me telefonat e mençur, përcjell Klan Kosova
Për vizitë tek të moshuarit ishte drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, si dhe zëvëndësministri i shëndetësisë, Arsim Berisha, që tha se po punojnë për të krijuar kushte më të mira për këtë kategori.




















