Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, raporton InLajmi.
Vitia ka zyrtarizuar dorëheqjen, pasi ai është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës.
Vitia tha se ishte privilegj për të që të shërbente në një kohë të vështirë, të dhimbshme dhe me sakrifica.
“Mua mu dha besimi nga kryeministri Kurti dhe pata privilegjin që të shërbejë me të gjithë fuqinë që disponojë popullit të cilit i përkas në një kohë të vështirë, të dhimbshme dhe me sakrifica. Ju jam mirënjohës përjetë për besimin e dhënë dhe mbështetjen e dhënë. Të nderuar qytetarë. Besoj fuqishëm që së bashku do ta kalojmë këtë test nëse të gjithë e konsiderojmë këtë si sukses tonë”, ka thënë ai.
Vitia ka njoftuar edhe për arsyet e dorëheqjes, duke treguar se në vend të tij do të vazhdoj zv.ministrja Dafina Gexha.
“Më lejoni që të ju njoftojë për një vendim që e kam marrë në bashkërendime me kryeministrin Kurti dhe me LVV-në. Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë me të cilën më ka ngarkuar kryeministri Kurti që do t’i jem mirënjohës jo vetëm për besimin por edhe për mbështetjen. Unë ja transformojw përgjegjësinë stafit të ministrisë, zëvendësministres Dafina Gexha me bindjen e plotë se puna e mirë do të vazhdojë ”, ka thënë Vitia./InLajmi/