Policia e Kosovës, ka njoftuar se një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, përcjell InLajmi.
Bëhet e ditur se gruaja ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, e poashtu ajo ka raportuar se në vazhdimësi është keqtrajtuar psiqikisht edhe nga vjehrri i saj.
Policia njofton se 2 të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa rasti ka ndodhur në Podujevë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësor. Pas tretmanit mjekësor në QKUK, viktima ka informuar se ditë më parë është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar dhe në vazhdimësi është keq trajtuar psiqikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (vjehrri i saj). Të dyshuarit janë arrestuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./InLajmi/