• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 22 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

E pakuptimtë, e papranueshme, e dëmshme… këto janë reagimet për refuzimin e gazsjellësit

J G nga J G
1 October 2021
në Kosovë
0 0
0
E pakuptimtë, e papranueshme, e dëmshme… këto janë reagimet për refuzimin e gazsjellësit
0
SHPERNDARJE
37
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës përfundimisht ka refuzuar projektin e përkrahur nga MCC-ja amerikane për kyçjen e Kosovës në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt që ishte përkrahur edhe nga Presidentja Vjosa Osmani. Refuzimi i këtij projekti ka ngjallur shumë reagime.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar dje se Qeveria e Kosovës nuk do të vazhdojë tutje me projektin për kyçjen e Kosovës në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt ky i përkrahur nga MCC-ja amerikane.

Pas këtij njoftimi të Rizvanollit, ka reguar Lidhja Demokratike e Kosovës. LDK’ja ka thënë se me këtë vendim, Kosova i refuzoi edhe 200 milionë dollarë që Biden i kishte konfirmuar si grant-fonde për Republikën e Koosvës, derisa e ka quajtur paranoizëm të pashpjegueshëm politik krahasimin me gazin rus.

“Sot, Qeveria e Kosovës refuzoi projektin më gjeostrategjik amerikan në Ballkan, atë të gazpërçuesit, që do t’i siguronte shtetit tonë furnizim me gaz e së këndejmi dhe tranzicionin e nevojshëm energjetik”, shkruhet në reagim. Përveç se, në paranoizmin e pashpjegueshëm politik, e cilësoi të njëjtin si “gaz rus”, me këtë vendim, Kosova i refuzoi dhe 200 milionë dollarë, që Presidenti Biden, kohë më parë i kishte konfirmuar si grant – fonde falë – për Republikën e Kosovës dhe projektin në fjalë”, thuhet tutje në komunikatë.

LDK’ja e ka quajtur hap të gabuar strategjik këtë vendim dhe veprim të pakuptueshëm për interesat shqiptare në rajon.

“Një hap i gabuar strategjik. Një veprim i pakuptueshëm për interesat shqiptare në rajon. Një humbje financiare 200 milionëshe në një vend pa zhvillim. E pakuptimtë, e dëmshme, e papranueshme. Përkushtimi i Kosovës në projekte strategjike amerikane nuk duhet të ketë hezitim. Ecja jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë e përbashkët në politikë, ekonomi, siguri e energjetikë”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Për refuzimin e këtij projekti, ka reaguar edhe Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj. Ai e ka quajtur këtë si veprim të rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Po iu pyes Kryeministër Kurti: Gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!?

Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka refuzuar gazpërcuesin amerikan.

Miftaraj përmes një postimi në Facebook tha se nuk pritet diçka më mirë nga një qeveri e përbërë nga, siç i quan ai, praktikantët dhe amaterët.

Tutje ai shtoi se qeveria Kurti mendon se shteti mbahet me propagandë dhe me fjalë të bukura.

“Qeveria refuzon projektin e gazit.Nuk pritet diçka më mirë prej nje qeverie e perbere prej praktikanteve dhe amaterave! Qeveri qe mendon se me propagande dhe fjale te bukura qeveriset dhe mbahet shteti”, ka shkruar Miftaraj.

Ndryshe, për një projekt të tillë ditë më parë ka folur presidentja, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se sa i përket aspektit gjeopolitik dhe gjeostrategjik një projekt i tillë nuk duhet të refuzohet.

Presidentja e Kosovës në një intervistë për Deutche Welle kishte deklaruar se për Kosovën s’mund të ketë rrugë tjetër pos asaj të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jo nuk mund të them që ka refuzim. Thjesht, ka studim të ekspertëve dhe të ministrive përkatëse, të cilat janë në diskutim të përditshëm me shtetin amerikan, në mënyrë që e gjitha të sqarohet. Mirëpo asnjëherë deri tani unë nuk kam dëgjuar ndonjë refuzim nga ana e qeverisë së Kosovës. Megjithatë ka kohë për përgjigje. Sepse afatet kohore për përgjigje janë të qarta nga ana e MCC në këtë rast. Unë kam folur personalisht me MCC dhe po ashtu me përfaqësues të shtetit amerikan, ku personalisht si presidente kam dhënë përkrahjen time nga aspekti gjeostrategjik dhe gjeopolitik, pa hyrë në detaje të implementimit, sepse ato i bëjnë ministritë përkatëse dhe jo presidentja e vendit. Pra, ata duhet të merren me çështjen e ndërtimit të pipeline-it me çështjen e çmimit, me çështjen e shumave të ndryshme, se sa saktësisht do të blihet, kur pritet të vijë, cilat do të jenë loans që do t’i marrë, etj. Mirëpo në aspektin politik, unë mendoj që ky është një vendim gjeostrategjik tejet i rëndësishëm për Kosovën dhe gjithnjë duhet ta kuptojmë që energjia nuk është vetëm energji, është po ashtu çështje gjeostrategjike. Prandaj, mendoj se për Kosovën nuk mund të ketë rrugëdalje tjetër, përpos bashkëpunimit me SHBA-në. Ky është mendimi im si Presidente e Republikës. Por pastaj unë e kuptoj që ministritë e niveleve më të ulëta mund të kenë edhe shumë pyetje të tjera rreth implementimit dhe çështje të tjera. Si person që vërtet lufton që Kosova t’i arrijë këto qëllime të veta për energji të gjelbër natyrisht që unë e kuptoj që gazi nuk është 100 për qind i pastër. Mirëpo në krahasim me qymyrin, që përdoret sot në Kosovë, është shumëfish më i pastër dhe po ashtu është fazë tranzicionale”, ka deklaruar Osmani ditë më parë në DW e pyetur se “Përse Kosova akoma nuk i është përgjigjur planit për Gazsjellësin Ballkanik. Pse ka një refuzim nga ana e Kosovës për këtë iniciativë, e cila është përkrahur edhe nga Amerika?”.

Presidentja Osmani ka thënë se Kosova duhet të përkrahte projektin për gazin, si një vendim gjeostrategjik, përcjell Express.

“Unë mendoj që në aspektin gjeostrategjik ky është vendimi që duhet të marrë Kosova. Por nuk pretendoj të jem eksperte e çështjeve të energjisë, prandaj po e pres vlerësimin nga ana e ministrive përkatëse rreth çështjeve të tjera të implementimit, sepse nganjëherë nuk mjafton vetëm vendimi politik, duhet patjetër ta dimë edhe se si implementohet ai vendim dhe të kërkojmë përkrahje edhe më të lartë, dhe financiare nga ana e partnerëve tanë, përfshi edhe Shtetet e Bashkuara në mënyrë që implementime të tilla të jenë të suksesshme. Por, nga aspekti gjeostrategjik, Kosova s’ka pse të shikoj tjetërkund. Shikimin duhet ta mbaj nga Shtetet e Bashkuara”, kishte deklaruar presidentja.

Tags: GazjsellësiMMCSHBA
Postimi i mëparshëm

Për 1 muaj Koreja e Veriut lëshon raketën e 4-të hipersonike

Postimi tjetër

Vuçiq kërcënon sërish, paralajmëron NATO-n dhe të tjerët

Të ngjajshme Postime

Stuhi e fortë në Gjevgjeli, një person humb jetën nga rrufeja
Kosovë

2 persona arrestohen për tentim vrasje në Drenas, e goditën viktimën me shkop druri në kokë

22 June 2025
Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim
Kosovë

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë
Kosovë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës
Kosovë

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira lokale

20 June 2025
Postimi tjetër
Vuçiq: Kurti nuk do kompromis

Vuçiq kërcënon sërish, paralajmëron NATO-n dhe të tjerët

Lajmet e fundit

Britania e Madhe përgatit një fluturim për të transportuar qytetarët britanikë jashtë Izraelit

Britania e Madhe përgatit një fluturim për të transportuar qytetarët britanikë jashtë Izraelit

22 June 2025
Çmimet e naftës pritet të rriten pas sulmeve të ShBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës pritet të rriten pas sulmeve të ShBA-së ndaj Iranit

22 June 2025
Kosova përkrah SHBA-të ndaj Iranit, Kurti: Bota ka nevojë për më pak bomba bërthamore

Kosova përkrah SHBA-të ndaj Iranit, Kurti: Bota ka nevojë për më pak bomba bërthamore

22 June 2025
Stuhi e fortë në Gjevgjeli, një person humb jetën nga rrufeja

2 persona arrestohen për tentim vrasje në Drenas, e goditën viktimën me shkop druri në kokë

22 June 2025
“Kërcënim i rëndë për paqen rajonale”, Iraku reagon pas sulmeve të SHBA ndaj Iranit

“Kërcënim i rëndë për paqen rajonale”, Iraku reagon pas sulmeve të SHBA ndaj Iranit

22 June 2025
Presidenti izraelit pas sulmit të SHBA në Iran: Ditët në vijim mund të jenë sfiduese

Presidenti izraelit pas sulmit të SHBA në Iran: Ditët në vijim mund të jenë sfiduese

22 June 2025
Arabia Saudite bën thirrje për përmbajtje pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj Iranit

Arabia Saudite bën thirrje për përmbajtje pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj Iranit

22 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu