Sekretari i Zyrës për Media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka komentuar në lidhje me deklaratën e Besnik Bislimit, sa i përket bisedimeve në Bruksel për veriun, përcjell InLajmi.
Ai tha se janë bërë 3 keqkuptime të qëllimshme nga deklarata e zv.kryeministrit.
Postimi i plotë i tij:
Tri keqkuptime të qëllimshme nga deklarata e zv.kryeministrit Besnik Bislimi:
- Në pikat kufitare do të jetë Policia e Kosovës, pra SHTETI i Kosovës, vetëm Njësia Speciale zëvendësohet me Kfor;
- Parimi i reciprocitetit mbetet në fuqi, siç bëhet me targat e Kosovës do të bëhet edhe me ato të Serbisë;
- Targat KM (akronimi serbisht për Komunën e Mitrovicës) nuk përbëjnë përjashtim, ato janë dhe mbeten ilegale për shtetin e Kosovës./InLajmi/