Kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, ka vizituar shoqatën kulturore-artistike “Agimi”, përcjell InLajmi.
Totaj, ka shpërndarë fotografi nga vizita në shoqatë, duke thënë se kultura në Prizren do të ketë mbështetjen e tij.
Ai tha se me qeverisjen e PDK-së do të nisë agimi i ri.
Postimi i plotë i tij:
Angazhimi i tyre e mban gjallë traditën e mrekullueshme të Prizrenit. Me shpirtin e tyre plotë entuziazëm, shoqata kulturore e artistike ”Agimi” është djepi i trashëgimisë kulturore i qytetit tonë. Në vizitën time tek ”Agimi”, u premtova se me mua në krye të komunës kultura do të jetë e përkrahur vazhdimisht. Fokusi ynë do të orientohet në zhvillimin infrastrukturor e mbështetje për shoqatat emblematike të Prizrenit ku zë vend të merituar edhe ShKA “Agimi”. Me qeverisjen tonë fillon agimi i ri për kulturën e trashëgiminë folklorike të Prizrenit. Bashkë për Prizrenin./InLajmi/