Ministri i mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka takuar homologun e tij Kroat, Mario Banozic, ku ka falënderuar Mehaj për pranimin e ftesës, përcjell InLajmi.
Mehaj ka bërë të ditur se në këtë takim është bisrduar për potencialin e Kosovës në bashkëpunimin e ardhshëm teniko-ushtarak.
Ai gjithashtu është ka bërë të ditur se është se në këtë takim kanë ripërsëritur rëndësinë e dialogut strategjik mes 2 vendeve.
Postimi i plotë i tij:
Sot takova, homologun tim, Ministrin Kroat të Mbrojtjes, z. Mario Banozic, i cili shprehu falënderimin e tij për pranimin e ftesës për të ardhur në Split, në panairin e njohur, ASDA 2021.
Në takim, isha së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, z.Xhelal Sveçla. Në takim diskutuam për potencialin tonë të madh të bashkëpunimit të ardhshëm tekniko-ushtarak.
Takimi konfirmoi lidhjet e forta dypalëshe midis Kroacisë dhe Kosovës, të cilat i kemi ngritur në nivel edhe më të lartë pas takimit të mëhershëm, në prill të këtij viti, në Zagreb.
Në këtë takim ripërsëritëm rëndësinë e dialogut strategjik midis dy vendeve në kontekstin e interesit të përbashkët për stabilitetin e Evropës Juglindore.
Në mes tjerash , u pajtuam për realizimin e marrëveshjes në fushën e blerjeve ushtarake “Shtet me shtet” , për mundësinë e pjesëmarrjes në operacione të përbashkëta paqeruajtëse, si dhe për Memorandumin e ri të Mirëkuptimit mes dy ministrive të mbrojtjes, që do të nënshkruhet së shpejti mes nesh, në Prishtinë.
Me këtë rast vlerësova lart, edhe njëherë, rolin dhe kontributin e madh të kontingjentit kroat në kuadër të KFOR-it.
Me ministrin Sveçla e njoftuam ministrin Banozic, mbi situatën aktuale politke dhe të sigurisë në Kosovë, veçanërisht për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.
Sa i përket bashkëpunimit shumëpalësh, dhe duke pasur parasysh që Republika e Kroacisë kryeson Nismën Rajonale, SHBA-Karta e Adriatikut (A5) si dhe Bashkëpunimin e Mbrojtjes të Evropës Qendrore këtë vit, mora ftesën nga ministri Banozic, për pjesëmarrje në takimet e ardhshme në nivelin e ministrave të mbrojtjes të dy nismave.
Republika e Kroacisë është partneri ynë i fuqishëm rajonal me të cilin do të rrugëtojmë së bashku në perspektivën e sigurtë zhvillimore në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. /InLajmi/