Para 3 javësh në qytetin e Pejës u raportuar për një vrasje tragjike, ku mbetën të vrarë 2 persona, përcjell InLajmi.
Në mesin e 2 personave të vrarë ishte Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës, ndërsa tjetri ishte ish-kandidat i PDK-së për komunën e Deçanit në zgjedhjet e kaluara, Blerand Kadrijaj.
Vëllai i Astritit, Aremendi ka ndarë një shkrim në Facebook duke rikujtuar vëllain e tij të ndjerë.
Armendi e ka cilësuar natën e 8 Shatorit si ditë natë të zezë.
Gjatë shkrimit të tij, Armendi ka thënë se atë natë u krye një krim politik dhe se Astritit është vrarë nga mafia politike.
Postimi i plotë i tij:
TRI JAVË MË PARË, në natën e zezë të 8 shtatorit 2021, prej dorës së një atentatori të mafisë politike dhe shumë tradhtarëve, u krye një KRIM POLITIK – u vra ASTRIT ADEMAJ!
TRAGJEDI kjo që helmoi gjithë zemrat tona, dhe na e përmbysi botën përgjithmonë.
VËLLA ASTRIT, që tri javë, familja, të afërmit dhe mijëra shqiptarë të mirë, po vajtojmë për ty!
ASTRIT, ti me trup me të vërtetë vdiqe, por me emër kurrë, sepse emri yt është shkruar në zemrat tona të copëtuara! Ndoshta edhe dikush prej nesh do të vritet por të siguroj se ASNJË FORCË NUK DO TË MUNDET TË NA DORËZOJË PËR TË KËRKUAR DREJTËSI – ashtu siç nuk u dorëzove ti para shantazheve dhe kërcēnimeve të vazhdueshme në betejën elektorale.
JEMI BETUAR PARA VARRIT TËND, për të mos lënë asnjë njollë figurës tënde, që ky krim monstruoz – i kryer ndaj teje, të zbardhet sa më shpejt, dhe e vērteta e hidhur ti komunikohet popullit.
Aela dhe Buroni do të jenë krenarë për ty.
GJAKU YT I DERDHUR ËSHTË AMANETI JONË! /InLajmi/