Djali i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i është bashkuar fushatës së Fadil Nurës në Skenderaj për PDK-në, përcjell InLajmi.
Kjo është bërë e ditur nga Sami Lushtaku, pasi që i njëjti ka ndarë disa fotografi nga fushata në Skenderaj ku shihet edhe Endriti.
Postimi i plotë i tij:
Në Skenderaj, bashkë me Endrit Thaçin, të birin e Presidentit Hashim Thaçi.
#PDKNUKTHYHET /InLajmi/

















