Pas raportimit në media se një person në rrugën Driton Islami në Ferizaj është duke vozitur në shiritin e kundërt në Ferizaj, Policia e Kosovës ka marrë të gjitha masat e sigurisë, përcjell InLajmi.
Pas kësaj Policia ka arritur që të identifikoi personin, e cila ishte një qytetarë rreth 49 vjeç, ku e njëjta ka pranuar pa hezitim kundërvajtjet e ndryshme.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë shoferen e cila me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, ndërrim i shiritit qarkullues , në rrugën ” Driton Islami” në Ferizaj .Kjo informatë me foto është dërguar nga një qytetarë në adresën e portalit ” IndexOnline”.
Policia, e ftoi qytetarën me inicialet F.N (F/K) e moshës 49 vjeçare në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ajo në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor. /InLajmi/