Kryetari i Komunës së Deçanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj në një intervistë për Fish Media, ka deklaruar se beson që do të qeverisë me këtë komunë edhe në mandatin e ardhshëm.
“Pres një fitore bindëse pa balotazh, falë punës të madhe që është bërë në Komunën e Deçanit” ka thëne Ramosaj.
Ai poashtu ka folur dhe për punët e mira që janë përfunduar gjatë mandatit të tij, si dhe projektet të cilat priten të përfundohen.