Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Nisma, Zafir Berisha, ka vizituar sot disa biznese të vogla dhe familjare, përcjell InLajmi.
Berisha përmes një postimi në Facebook. ka thënë se këto biznese do të kenë trajtim të veçantë, duke shtuar se do të subvencionohen dhe do të kenë lehtësime të tjera.
Postimi i plotë i tij:
Bizneset e vogla dhe bizneset familjare do të kenë tretman të veçantë me subvencionime dhe lehtësime në procedurat administrative.
Mbështetja e bizneseve si dhe respektimi i të drejtave të punëtorëve në bizneset private, janë pjesë e trajtimit në projektin tonë “Shpresë për Prizrenin”.
#ShpresëPërPrizren
#Voto119
#Zgjedhjet2021/InLajmi/