Kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK Shaqir Totaj, vazhdon me prezantimin e programit të tij qeverisës për mandatin 4 vjeçar të kësaj komune, përcjell InLajmi.
Totaj ka vizituar lagjen më të madhe në Prizren Ortakoll ku ka gjetur përkrahje të jashtëzakonshme nga banorët atje.
Ai u ka premtuar banorëve të Ortakollit se me ardhjen e tij në krye të qeverisjes komunale do t’i ndalojë uzurpimet e hapsirave publike.
Postimi i plotë i tij:
Bashkërisht po punojmë pa ndalur për fitore në zgjedhjet e 17 tetorit. Entuziazmin e shpirtin e triumfit e ndieva edhe në nëndegët tona në Ortakoll e Arbanë, ku takova strukturat e palodhshme të partisë. Si kryetar i ardhshëm i Prizrenit do të angazhohem për më shumë hapësira rekreative e të gjelbërta, infrastrukturë më të mirë e parkinge të mjaftueshme për këto lagje. Do të ndalojmë uzurpimin e hapësirave publike duke u ofruar qytetarëve shërbime cilësore komunale. Me përkrahjen e qytetarëve, do të fitojmë e do të qeverisim mirë me Prizrenin. Bashkë me qytetarët do të ndalim keq qeverisjen e Haskukës. Bashkë për Prizrenin /InLajmi/