Zjarrfikësit në ishullin spanjoll La Palma janë tërhequr për shkak të shpërthimeve vullkanike të intensifikuara, transmeton InLajmi.
Vullkani Cumbre Vieja filloi të shpërthejë të dielën me mijëra të evakuuar dhe më shumë se 350 shtëpi të shkatërruara.
Deri tani nuk është raportuar për asnjë viktimë, por mediat spanjolle po raportojnë se është hapur një kanal i ri, duke shkaktuar rrjedhjen e laves, shkruan BBC.
Një postim në rrjetet sociale nga shërbimi i zjarrit La Palma tha se zjarrfikësit janë “tërhequr nga zona për shkak të intensifikimit të fenomeneve shpërthyese”./InLajmi/