Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka vendosur në mbledhjen e parë të qeverisë së re hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).
Nga Policia e Kosovës i thanë Klan Kosovës se janë të gatshëm për të filluar punën në këtë pikë kufitare që deri tash është përdorur vetëm nga banorët e zonës.
Ndërsa qytetarët e të dyja shteteve u shprehën të lumtur që më në fund po realizohet një kërkesë e kamotshme e tyre.
Nga Qeveria e Kosovës, u shprehën se janë në pritje të mbarimit të procedurave për ta funksionalizuar këtë pikë kufitare.