Kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka treguar se në programin e tij të ardhshëm do të ketë fokus zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e fëmijëve, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në Facebook, njoftoi për vizitën që i bëri Qendrës për Informim të Turizmit, duke shtuar se kjo do të jetë një nga adresat më të frekuentuara të vizitorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Postimi i plotë i tij:
Prioriteti im në programin qeverisës në katër vitet e ardhshme, do të jetë prespektiva afatgjate zhvillimore e Komunës së Deçanit!Pra zhvillimi ekonomik dhe mirëqënia e këtyre fëmijëve, që po rriten në këtë vend të bukur, e me potencial të madh, mund të arrihet duke u fokusuar në investime strategjike në turizmin veror e dimëror në bjeshkët e bukura të Komunës së Deçanit!Prandaj, vizitova Qendrën për Informim të Turizmit, e cila së shpejti do të jetë njëra nga adresat më të frekuentuara të vizitorëve vendorë dhe ndërkombëtarë!Deçanin do ta bëjmë KRYEQYTET TË TURIZMIT” në Kosovë!#PërDeçaninSkaMeUndal.#AAK121/InLajmi/

















