Ministri i Financave dhe Transfere, Hekuran Murati, ka dalë para mediave në një konferencë të mbajtur në lidhje me zbatimin e masave në kuadër të Pakos së Ringjalljes, raporton InLajmi.
Murati ka dhënë detaje rreth masave, 1.1, 1.2, 1.3, që kanë të bëjnë me subvencionim e punëtorëve dhe pagave.Ai shtoir se duan të kthejnë në vendet e punës ata që kanë humbur punën gjatë pandemisë si dhe të mbështesin femrat në tregun e punës.
Si qëllim tjetër, Murati theksoi se është edhe pajisja e punëtorëve me kontarata të punës.
“Sot kemi operacionalizuar edhe Masën 1.1 – për rikthimin në punë të atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, përmes së cilës mbështeten me 50% maksimum 170 euro për 3 muaj pagat e të gjithë atyre që arrijnë të ri-punësohen”.
“Siç e dini masa 1.1 ka për synim rikthimin në punë të atyre që kanë humbur punën gjatë pandemisë dhe masa 1.2, për mbështetje për punëtorët dhe masa 1.3 ka të bëjë me mbështetje të grave në tregun e punës”.
Ai për bizneset tha se deri tani ka pasur mbi 2.500 aplikime.
“Deri më tani ne lasnimin e këtyre masave kemi pasur numri i aplikimeve ka arritur mbi 2 500 aplikime për të tria masat. Synimi ynë është që ta shtrijmë edhe më tutje formalizimi pra puna jonë të bëhet normë në vendin tonë si dhe punëtorët të pajisen me kontrata të punës”, u shpreh ai./InLajmi/