Kandidati i PDK-së për Prizren, Shaqir Totaj ka takuar veteranët e UÇK-së në Piranë, përcjell InLajmi.
Totaj ka thënë se sakrifica e ushtarëve të lirisë meriton respekt e nderim pa fund.
Ai gjithashtu ka thënë se bashkëbisedimi me veteranët është gjithë kuptimplotë.
Postimi i plotë i tij:
Takim i përzemërt me veteranët e UÇK-së në Piranë. Sakrifica e ushtarëve të lirisë meriton respekt e nderim pa fund. Bashkëbisedimi me veteranët është gjithnjë kuptimplotë. Duke e përkujtuar të kaluarën, ne ndërtojmë Prizrenin e të ardhmes. /InLajmi/