Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka bërë të ditur se është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Turqi ku ka takuar homologun e tij Hulusi Akar, përcjell InLajmi.
Mehaj, përmes një postimi në Tëitter, ka bërë të ditur se ata janë pajtuar që të 2 ministritë të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e trajnimit për FSK-në.
“Gjatë vizitës zyrtare në Turqi jam takuar me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar. Me ministrin Akar ne jemi pajtuar që dy ministritë të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e trajnimit dhe ushtrimeve për FSK-në. Kosova dhe Turqia kanë bahskëpunim të shkëlqyeshëm”, ka shkruar Mehaj./InLajmi/


















