6-të persona janë lënduar pas një aksidenti trafiku në rrugën Prizren-Reqan.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajon e Prizrenit, Shaban Osmanollaj i cili tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Në orën 20:05 në rrugën Prizren-Reqan ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë 2 automjete me targa vendore, gjashtë janë të lënduar që po marrin ndihmë në emergjencë dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, u shpreh ai.
Tutje, Osmanollaj tha se në lidhje me këtë aksident është duke u marrë njësiti rajonal.




















