Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 29 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 561 raste të reja.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 507 nga koronavirusi, transmeton Klankosova.tv.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut, janë regjistruar 186 mijë e 10 pacientë, janë shëruar 166 mijë e 606 pacientë, kanë vdekur 6 mijë e 396 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin 13 mijë e 8 raste aktive.




















