• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 23 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Osmani nga Gjermania kërkoi mbështetje më të fortë për Kosovën

J G nga J G
16 September 2021
në KRYESORE
0 0
0
Osmani nga Gjermania kërkoi mbështetje më të fortë për Kosovën
0
SHPERNDARJE
23
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar në Berlin mbështetje më të fortë për Kosovën. Në ditën e 2-të të takimeve të saj të mërkurën, ajo pati edhe një prezantim për publikun me ambasadorin, Ëolfgang Ischinger.

Në ditën 2-të të vizitës së parë zyrtare në Berlin, Vjosa Osmani u takua me ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, por 2 institucionet i bënë të ditura temat e bisedës nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Patëm një bisedë të hollësishme për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun me Serbinë. Me rëndësi është që Kosova të vijojë axhendën e reformave, Gjermania e mbështet atë plotësisht”, bëri të ditur në rrjetin Twitter Ministria gjermane e Punëve të Jashtme.

Ndërsa presidentja Osmani e vuri theksin te lidhjet e forta të Kosovës me Gjermaninë: “Në një shkëmbim 2-palësh me ministrin gjerman Maas theksova se Kosova do të mbetet gjithmonë një partnere e besueshme e Gjermanisë, që vlerëson jo vetëm mbështetjen historike, por gjithashtu pret që të hapen kapituj të rinj bashkëpunimi”.

Më parë, në drekë, Osmani kishte pasur një prezantim në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme, (DGAP) , moderuar nga eksperti për Ballkanin, Milan Niç dhe në prani të ambasadorit gjerman, Wolfgang Ischinger

Ballkani i Hapur rrezik për rajonin

Osmani bëri aty një panoramë të situatës aktuale në Kosovë, sfidat me reformat dhe përballjen e pandemisë. Kur erdhi puna te bashkëpunimi rajonal, ajo shfrytëzoi rastin ta kritikonte edhe një herë nismën Ballkani i Hapur: “Nuk është vetëm e rrezikshme, por ajo po e vonon integrimin në rajon,” tha Osmani. “Ajo kujtoi se 3 shtete e kanë refuzuar, dhe se kjo nismë qysh në krye të herës nuk ishte bërë për të përfshirë Kosovën:

“Kjo nismë që është nisur në Novi Sad të Serbisë, nuk ka pasur kurrë ndër mend të përfshijë Kosovën”, tha Osmani. Ajo shtoi rëndësinë e Procesit të Berlinit për integrimin e Kosovës në BE.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, si unë, ashtu edhe kryeministri i Kosovës kanë thënë se ne kurrë nuk do të pranojmë të negociojmë integritetin territorial të Kosovës e të lejojmë të krijohet një Republika Srpska e dytë në rajon”. Osmani tha, se “ka vetëm një zgjidhje që do të sjellë paqe dhe stabilitet në rajon: Dhe kjo është njohja e Kosovës nga ana e Serbisë”.

Ajo u shpreh edhe një herë kundër krijimit të një Asociacioni të Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive për Kosovën, siç është pjesë e marrëveshjes së negociuar në vitin 2015 në Bruksel, duke kujtuar se kështu ka filluar edhe Republika Srspka në Bosnjë Hercegovinë, dhe se një konstrukt i tillë është jo vetëm kundër kushtetutës së Kosovës, por edhe kundër vlerave demokratike.

Ajo i bëri thirrje Gjermanisë dhe BE-së që ta mbështesë më shumë Kosovën:

“Mos u investoni vetëm në stabilokraci, siç e keni bërë për 30 vjet, por investohuni në demokraci dhe vlera demokratike”, tha Osmani, duke pasur parasysh sidomos mbështetjen që i bën Gjermania presidentit të Serbisë, Alexandar Vuçiç.

Merkel ia ka bërë të gjatë Alexandar Vuçiqit se nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën, thotë ambasadori Ischinger.

Wolfgang Ischinger, diplomat me një karrierë të gjatë të lidhur me Ballkanin dhe deri para pak kohësh drejtues i Konferencës së Sigurisë në Mynih, kujtoi se në diplomaci shumë shpesh më të rëndësishme janë faktet se perceptimet. Ai tha se Kosova duhet të jetë më aktive me nisma të veta, e të mos krijojë përshtypjen sikur nuk është e interesuar në një zgjidhje:

“Koha është një instrument shumë i rëndësishëm i diplomacisë: Nuk ka në diplomaci asgjë të pamundur dhe çdo gjë është e mundshme”, tha Ischinger, duke kujtuar, se,

“Serbia ka më shumë kohë se Kosova për të zgjidhur marrëdhëniet me Kosovën dhe se Kosova është në pozitë më të pafavorshme.

Serbia e di që duhet të njohë Kosovën

Ischinger kujtoi edhe një element tjetër të diplomacisë, duke sqaruar kështu politikën gjermane ndaj Serbisë: Mbështetja në publik nga njëra anë dhe kritika dhe kërkesa të qarta nga ana tjetër. Kështu vepron edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, me Alexandar Vucic, tha Ischinger.

“Ajo ia ka bërë të qartë atij se pa e zgjidhur konfliktin me Kosovën, pra, pa e njohur Serbinë, nuk do të hyjë në BE”.

Ischinger tha se kjo politikë do të mbetet edhe pas zgjedhjeve në Gjermani, më 26 shtator, shkruan DW.

Në ditën e 3-të të vizitës në Berlin, Vjosa Osmani do të takohet në pasdite me përfaqësues të biznesit gjerman ku do të promovojë për më shumë investime në Kosovë. Të martën presidentja e Kosovës u prit nga homologu i saj gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Tags: GjermaniaSerbiaVjosa Osmani
Postimi i mëparshëm

Vulin për festën e flamurit: Kur serbët shfaqin 3-ngjyrëshin po bëhet problem

Postimi tjetër

Vdes një 23 vjeçare nga Drenasi, familjarët fajësojnë vaksinimin

Të ngjajshme Postime

Arifi: Kushdo që ka dhënë leje të lëshohet ky bllok i Kosovës A pa filtra ajri duhet arrestuar
KRYESORE

Arifi: Kushdo që ka dhënë leje të lëshohet ky bllok i Kosovës A pa filtra ajri duhet arrestuar

23 June 2025
Murati: Deputetët e opozitës vijnë dhe nuk e dinë pse vijnë, pyetni pse vijnë?
KRYESORE

Murati: Deputetët e opozitës vijnë dhe nuk e dinë pse vijnë, pyetni pse vijnë?

23 June 2025
Kontrolle befasuese në Prizren, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje
KRYESORE

Kontrolle befasuese në Prizren, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje

22 June 2025
Shtetet arabe të Gjirit kundërshtojnë përfshirjen e SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran: Tregoni vetëpërmbajtje!
KRYESORE

Shtetet arabe të Gjirit kundërshtojnë përfshirjen e SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran: Tregoni vetëpërmbajtje!

22 June 2025
Kosova përkrah SHBA-të ndaj Iranit, Kurti: Bota ka nevojë për më pak bomba bërthamore
KRYESORE

Kosova përkrah SHBA-të ndaj Iranit, Kurti: Bota ka nevojë për më pak bomba bërthamore

22 June 2025
Arabia Saudite bën thirrje për përmbajtje pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj Iranit
KRYESORE

Arabia Saudite bën thirrje për përmbajtje pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj Iranit

22 June 2025
Postimi tjetër
U lëndua duke prerë dru, vdes në QKUK një burrë nga Kamenica

Vdes një 23 vjeçare nga Drenasi, familjarët fajësojnë vaksinimin

Lajmet e fundit

Arifi: Kushdo që ka dhënë leje të lëshohet ky bllok i Kosovës A pa filtra ajri duhet arrestuar

Arifi: Kushdo që ka dhënë leje të lëshohet ky bllok i Kosovës A pa filtra ajri duhet arrestuar

23 June 2025
Berjani: Ka gjasa për shtrenjtim ekstrem të derivateve

Berjani: Ka gjasa për shtrenjtim ekstrem të derivateve

23 June 2025
Bajrami paralajmëron mungesë energjie në Kosovë: Sonte mund të mbetemi pa rrymë gjatë natës

Bajrami paralajmëron mungesë energjie në Kosovë: Sonte mund të mbetemi pa rrymë gjatë natës

23 June 2025
Murati: Deputetët e opozitës vijnë dhe nuk e dinë pse vijnë, pyetni pse vijnë?

Murati: Deputetët e opozitës vijnë dhe nuk e dinë pse vijnë, pyetni pse vijnë?

23 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur më 23 qershor ndër vite?

23 June 2025
Sallatë me kungulleshka, nenexhik dhe borzilok

Sallatë me kungulleshka, nenexhik dhe borzilok

23 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell, temperaturat pritet të arrijnë deri në 32 gradë celsius

23 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu