Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar vizitën e Kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë.
Mushkolaj në “Debat Plus” ka thënë se kjo vizitë ishte goditja e fundit ndaj idesë së promovuar nga Rama, Vuçiq e Zaev.
“Kjo vizitë ishte goditja e fundit i idesë për “Ballkanin e Hapur”. Merkel e bëri shumë të çartë se pos Procesit të Berlinit nuk ka nevojë për paralelizma tjerë”, tha ai.
Analisti thotë se Rama u përpoq ta quan iniciativën e “Ballkanit të Hapur” si zgjatim të Procesit të Berlinit, por sipas tij kjo nuk qëndron.
Mushkolaj thotë se Kurti e kishte me të drejtë kur akuzoi Ramën se trysninë që do të duhej t’ia bënte Serbisë ia bëri Kosovës, përcjell Telegrafi.
Analisti thotë se Kosova qysh nga fillimi nuk ka qenë e barabartë mes shteteve të Ballkanit Perëndimorë.