Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës sot mbajti takim me kryetarë të disa shoqatave sindikale, ku u bisedua për gjendjen e keqe të punëtorëve të këtij sektori.
Në këtë takim u tha se ka ende kushte të këqija të punës dhe punëtorë që paguhen ende me pagë 130 dhe 170 euro, shkruan Indeksonline.
Ne këtë takim të SPSPK-së u vendos që nga java e ardhshme të fillohet me protesta dhe greva, duke kërkuar kushte me te mira të punës dhe paga mbi 350 euro.