
Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka hapur hetime ndaj një noteri në Prishtinë,m nën dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përcjell InLajmi.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një person është ankuar, pasi që ka pasur dyshime se noteri i’a ka keqpërdorur kontratën apo e ka ndryshuar më pas.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Prishtinë 13.09.2021 – 11:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi ka kryer një kontratë te një noter, më vonë ankuesi dyshon që i është keqpërdorur kontrata apo ndryshuar nga noteri. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./InLajmi/
