Kur punohet me logjikë, vullnet dhe vizion të qartë, ashtu si punoi deri më tani Osman Hajdari, drejtor i Administratës Komunale në Prizren, sukseset nuk mungojnë, shkruan InLajmi.
Në një takim me gazetarë, drejtori i Administratës Komunale, Osman Hajdari, këto ditë prezantoi raportin katërvjeçar të kësaj Drejtorie, ku i njoftoi për reformat dhe projektet që janë realizuar gjatë këtij katërvjeçari në DA.
Duke filluar me projektin e “Qendrës për Shërbime të Integruara”, (One Stop Shop), që u bë në marsin e vitit 2020, Hajdari theksoi se me këtë projekt Komuna e Prizrenit është bërë shembull dhe model për të gjitha komunat tjera nmë vend, ngase përmes këtij projekti është mundësuar ofrimi i 220 shërbimeve në një vend, me 56 sportele dhe 60 zyrtarë komunal, duke krijuar një ambient modern, gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit. Me implementinim e këtij Projekti, në Qendrën e shërbimeve të integruara, që u realizua në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe IFC-në, pos shërbimeve efikase, të shpejta e kualitative, qytetarët do kursejnë 154,139 Euro gjatë një viti kalendarik, ndërsa bizneset rreth 610,847 Euro, që në total kursimet vjetore për qytetarë dhe biznese janë mbi 765 mijë euro.
Më pas Hajdari i prezantoi projektet dhe investimet tjera që janë realizuar gjatë këtyre katër viteve nga Drejtoria e Administratës:
Renovimi i zyrave të gjendjes civile në 9 vendbanime
Ndërtimi i zyrave të gjendjes civile në Mushnikovë dhe Reçanë Thjeshtimi i procedurave administrative: Projekti me IFC / Bankën Botërore
Renovimi i arkivës komunale dhe i kabinetit të teknologjisë informative
Vendosja e infografikave digjitale në QSHI
Lansimi i platformës digjitale për pjesëmarrje publike dhe digjitalizimi i shërbimeve komunale.
Riparimi i librave të gjendjes civile
Digjitalizimi i sallës së Asamblesë Komunale
Renovimi i zyrave të Drejtorisë së Inspektoratit
Punësimi i personave me nevoja të veçanta
Zbatimi i kontratave të punës për kompanitë private të sigurimit dhe pastrimit
Permirësimi i kushteve të punës për stafin e administratës Draftimi i rregulloreve për: Formim të këshillave të bashkësive lokale; Të drejtat e fëmijëve dhe Taksat komunale
Renovimi i zyrave të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së
Memoriali i komandant Drinit, memoriali në Kobaj, shtatorja e Skënderbeut, Kompleksi memorial i dëshmorëve të kombit në Landovicë.
Duhet theksuar se në kuadër tē reformave administrative, në objektin e Administratës Komunale në Prizren, para pak kohësh, u bë edhe një hap para në kuadër të hapjes të komunës karshi obligimeve dhe shërbimeve më cilësore ndaj qytetarit. Në zyret e DA që kanë një sipërfaqe prej 500 metra katrore, ku pos kthinave për zyrtarë, janë edhe salla për testime, salla për punë të auditorëve si dhe salla e IT, ku mbi 20 zyrtarë do t’i kryejnë përgjegjësitë e tyre karshi qytetarëve prizrenas, në kuadër të sistemit të hapur.
Në fund, Drejtori i Administratës Komunale në Prizren, Osman Hajdari, njoftoi për projektet që janë në përfundim e sipër, siç janë memorialet e martirëve të Korishës dhe të Krushës së Vogël, memoriali i heroit Adem Jashari dhe Besim Ndrecaj, renovimi i memorialeve në Kushnin, Nashec, Lez dhe Kojushë, si dhe rregullimi i varrezave të martirëve në Krushës të Vogël. Osman Goranci /InLajmi/