Kryetari aktual i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se shtatorja e Ymer Alushani, është duke u përpunuar, përcjell InLajmi.
Lladrovci ka shkruar se së bashku me me familjarët e heroit dhe skulptorët Ylberin dhe Sabriun, vlerësuam punën e deritashme të shkëlqyer, e cila do të finalizohet së shpejti.
Ai ka bërë të ditur se kjo shtatore do të ngritet në Komoran.
Postimi i plotë i tij:
Luani i Grykës së Llapushnikut, Ymer Alushani – Vogëlushi, po përjetësohet në bronz, për të qenë edhe fizikisht ndër ne, në Komoran, për të dëshmuar si duhet atdheu.
Së bashku me familjarët e heroit dhe skulptorët Ylberin dhe Sabriun, vlerësuam punën e deritashme të shkëlqyer, e cila do të finalizohet së shpejti.
Shtatorja e heroit Ymer Alushani – Vogëlushi, me pamjen madhështore, do të ligjërojë ndër breza, se kjo tokë ka zot! /InLajmi/