Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se nevoja për liri është shkalla më e lartë e vetëdijes.
Ajo kështu ka thënë përmes një statusi të saj në Facebook pas ftesës që kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë nga Gjykata Speciale, shkruan InLajmi.
“Nevoja për liri është shkalla më e lartë e vetëdijes. UÇK është faqja më e ndritur e historisë sonë të re”.
Kujtojmë se të enjten (07.11.2019) ish-kryeparlametari Kadri Veseli ka mbajtur një konferencë për medie ku ka bërë të ditur se është ftuar të paraqitet pranë Gjykatës Speciale me 4 dhjetor të këtij viti./InLajmi
Nevoja për liri është shkalla më e lartë e vetëdijes. UÇK është faqja më e ndritur e historisë sonë të re. #KadriVeseli #UÇK #Kosova
Posted by Vlora Citaku on Friday, 8 November 2019