Në nderim të viktimave të 11 Shtatorit në SHBA, Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar disa aktivitete raporton InLajmi.
Mëngjesin e së shtunës në oborrin e Qeverisë është bërë ndezja e qirinjve para Obeliskut.
Më pas në ora 11:00, do të bëhet ulja e flamurit në gjysmë shtizë nga ana e Gardës së Nderit të Policisë së Kosovës dhe ndezja e qirinjve te shtatorja e e ish-presidentit, Bill Clinton, në sheshin që mban emrin e tij.
Kurse nga ora 13:00 do të mbahet ekspozitë me fotografi në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës./InLajmi/