Kreu i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se janë varrosur 5 dëshmorë, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka bërë të ditur se rivarrosja e tyre është bërë në fshatin Strellc i Ulët të Deçanit, pranë lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirve të Kombit.
Tutje ai ka shprehur mirënjohje për organizimin nga Ushtria e Kosovës dhe familjarëve të të rënve për liri.
Postimi i plotë i tij:
Tokë e gjakut tonë nder breza Kosova, sot në Strellc të Poshtëm pranë lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirve të Kombit, u rivarrosen pesë Dëshmorë.
Lavdi e nderim perjetësisht!
Mirënjohës për organizimin Ushtri e Kosovës, familje të të rënve për liri.
Faleminderit për kujdesin Valdet Nura. /InLajmi/






















