Kryetari i VV-së, Albin Kurti është takuar mbrëmë me tre këshilltarë të presidentit francez, Emanuel Macron.
Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka pasur takim me Këshilltarin për Evropë dhe G20, Clément Beaune, Këshilltarin zëvendës përgjegjës për Evropë, z.Alexandre Adam, si dhe Këshilltarin për Çështje Startegjike,z.Etienne de Gonneville, shkruan InLajmi.
Albin Kurti ka thënë se temë diskutimi ishte situate e përgjithshme politike në Ballkan, ndryshimi i madh politik në Kosovë, reformat në drejtësië e ekonomi etj.
Postimi i plotë i tij:
Mbrëmë në Élysée, takova tre këshilltarë të Presidentit Francez, z. Emmanuel Macron: Këshilltarin për Evropë dhe G20, z.Clément Beaune, Këshilltarin zëvendës përgjegjës për Evropë, z.Alexandre Adam, si dhe Këshilltarin për Çështje Startegjike, z. Etienne de Gonneville.
Më uruan për fitoren në zgjedhje, i falenderova për përkrahjen dhe ndihmën e Francës për Republikën e Kosovës dhe biseduam për avansimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona. Shpjegova ndryshimin e madh politik në Kosovë me zgjedhjet e 6 tetorit, për synimet tona që këtë vullnet të qytetarëve ta bëjmë reformë të drejtësisë, zhvillim ekonomik e progres shoqëror. Diskutuam edhe për situatën politike në Ballkan, nevojën për raporte të mira fqinjësore midis shteteve dhe demokratizimin e tyre të brendshëm./InLajmi