Ditëe të fundit në vendin tonë kanë linduar disa dyshime që rastet e vdekjes nga koronavirusi nuk janë duke u raportuar të gjitha, raporton InLajmi.
Rreth kësaj drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka thënë se raportimi i rasteve të vdekjes dhe i rasteve të reja është duke u bërë çdo 24 orë.
“Duhet ta dini se prej fillimit të pandemisë ne kemi raportuar komunikatën për 24 orë, 24 orëshi nënkupton prej orës 00:00 deri në orën 11:59 të ditës. Nëse një rast nuk është raportuar atë ditë, dijeni se është raportuar të nesërmen”, tha Ramadani. /InLajmi/