Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që të vaksinohen, raporton InLajmi.
Ai tha se në stoqë janë mbi 600.000 vaksina të sigurta.
“Muaji gusht ishte një muaj i mirë në zbatimin e planit të veprimit për vaksinim në masë, meqë janë administruar mbi 410.000 doza të vaksinës kundër Covid-19. Projeksionet tona janë që ky muaj do të jetë edhe më efektiv në fushatën e vaksinimit, duke qenë se kemi siguruar stok të qëndrueshëm me vaksina përmes kontratës tonë me Pfizer dhe kontributit të donatorëve siç ishte rasti i fundit me SHBA-të që gjatë kësaj jave përmes mekanizmit COVAX siguruam kontigjentin me 500 mijë vaksina”.
Poashtu, Vitia shtoi se në bazë të analizave të IKSHPK-së do të jetë e nevojshme edhe doza e 3-të e vaksinës, me ç’rast ka nisur edhe ngociimi për blerjen e 1 milionë vaksinave të tjera.
“Në bazë të analizave të IKSHPK-së në vend do të jetë e nevojshme vaksina e 3-të, ne kemi filluar negocimin edhe për blerjen e 1 milion vaksinave tjera”./InLajmi/