Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka publikuar një video mesazh në rrjetin e tij social në Facebook, ku ka thënë se do të jetë pranë qytetarëve të Prishtinës në raste mortore, përcjell InLajmi.
Gjatë kësaj video, Haradinaj ka thënë se i ka premtuar Bashkësisë Islame se do të bëjë rregullime në këtë organizatë, sepse sipas tij, është imazh dhe pasqyrë dhe se shpenzimet për këtë nuk shkojnë mbi 50 mijë euro.
“Komuna do të mbulojë shpenzimet e ceremonive mortore të qytetarëve në vlerë prej 500 euro, si dhe do të mbulojë shpenzimet për një drekë mortore të familjes. Në vlerë të shumës 50.000 euro do të mbulohet rregullimi i morgut, te varrezat e Prishtinës”.
“Mbi 11 mijë vdekshmëri në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, i kemi për çdo vjet. Ato familje kur kanë vdekshmërinë në familje që nuk kanë kapacitet ose mundësi për me i marrë obligimet në drekën e vdekshmërisë, komuna në bashkëpunim me Bashkësinë Islame e kryn ceremoninë, ose edhe në bashkëpunim edhe me përgjegjës tjerë fetarë”, tha Haradinaj.
“Unë iu kam premtu, jom zotu se në rastin e parë nëse unë e marrë besimin e qytetarëve, Bashkësia Islame ka me e pas këtë mundësi edhe natyrisht kemi me e kthy në zbatim” , përfundoi Haradinaj. /InLajmi/