Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar 2 persona një burrë dhe një grua në aeroportin e Prishtinës, nën dyshimin për falsifikim të testeve për COVID.
“Sot, më 05.09.2021, rreth orës 14:45, në aeroportin ‘Adem Jashari’, 2 persona: B.K., viti i lindjes 1973, mashkull kosovar dhe bashkëshortja e tij T.O., viti i lindjes 1976, shtetase italiane,në tentim për të udhëtuar për në Verona (Itali), kanë prezantuar dy dokumente (teste për COVID), të cilat dyshoheshin se mund të ishin të falsifikuara”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Pas pranimit të këtyre 2 dokumenteve, policia ka filluar hetim lidhur me origjinalitetin e testeve. Është kontaktua laboratori në emër të të cilit ishin lëshuar testet, shkruan Gazeta Metro.
Përgjigja nga laboratori ka qenë se nuk kanë lëshuar teste me ata numra rendor dhe për ata persona (B.K. dhe T.O.). Në fakt numri rendor përkon me emrin e një personi tjetër.