Policia e Kosovës ka bërë të ditur, se ka pranuar denoncim për dhunë nga gruaja, nga një mashkull kosovar, përcjell InLajmi.
Në raport thuhet se rasti është raportuar në Podujevë, ku një mashkull ka lajmëruar se bashkëshortja e tij ushtron dhunë ndaj tij në vazhdimësi dhe është larguar nga shtëpia

Njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Podujevë 04.09.2021 – 11:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e tij femër kosovare në vazhdimësi ushtron dhunë fizike ndaj tij dhe e njëjta tani është larguar nga shtëpia. Njësitë policore janë duke hetuar rastin./InLajmi/