Autoritetet shëndetësore greke kanë njoftuar se janë zbuluar të paktën 6 raste të variantit të ri të koronavirusit “Mu”, në vend, transmeton InLajmi.
Sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, rastet u zbuluan në aeroportin ndërkombëtar të Athinës dhe rajonet e Argolis, Attica dhe Achaia.
Megjithëse varianti Delta është dominues në Greqi, zbulimi i rasteve të Mu është një situatë shqetësuese.
Organizata Botërore e Shëndetit tha të Mërkurën se po monitoron variantin Mu, i cili u identifikua për herë të parë në Kolumbi në Janar të vitit 2021.
Mu, i njohur shkencërisht si B.1.621, është klasifikuar si një “variant interesi”, deklaroi trupi global i shëndetit në buletinin e tij javor të pandemisë.
OBSH tha se varianti ka mutacione që tregojnë një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave dhe theksoi se duheshin studime të mëtejshme për ta kuptuar më mirë atë, përcjell GreekReporter.
OBSH në njoftimin e dhënë thotë, “që nga identifikimi i tij i parë në Kolumbi në Janar 2021, ka pasur disa raporte sporadike të rasteve të variantit Mu dhe disa shpërthime më të mëdha janë raportuar nga vende të tjera në Amerikën e Jugut dhe në Evropë.”/InLajmi/



















