Kina mund të përdorë një raketë ekzistuese për të përshpejtuar planet për misionin e dërgimit të njerëzve në Hënë deri në vitin 2030 , transmeton InLajmi.
Ky lajm vjen pasi NASA nuk ka arritur qëllimin që të përgatitet për të dërguar njerëz në sipërfaqen hënore në vitin 2024.
Sipas raporteve, Kina do të ulë astronautët e saj të parë në Hënë qysh në vitin 2030, duke përdorur raketën e saj ekzistuese Long March 5.
Kujtojmë se misioni i NASA -s Artemis, për t’i dërguar njerëzit në Hënë deri në vitin 2024, po përballet gjithnjë e më shumë me vonesa të konsiderueshme, me 2026 që u shpall si data më e hershme për shkak të problemeve me pajisjet dhe financimin.
Raportet sugjerojnë se kjo rrëshqitje në afatin kohor të Artemis mund të ketë nxitur qeverinë kineze të përshpejtojë planet e saj që të dalë para NASA-s, shkruan DailyMail.
Eksperti i Akademisë Kineze të Inxhinierisë Long Lehao, ka konfirmuar se janë planet për të dërguar 2 raketa me njerëz në vitin 2030./InLajmi/