3 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid gjatë 24 orëve të fundit.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid-19 3 qytetarë: Një qytetar 65 vjeç nga Shkodra, një qytetar 68 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 895 raste të reja me Covid. Numri më i lartë i rasteve vjen nga Tirana, përcjell tvklan.al
Janë shëruar 519 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135.321 që nga fillimi i epidemisë.