Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka bërë të ditur se duhet të bëhen “investime historike” për t’u marrë me krizën klimatike.

Ai deklaroi se shteti i tij po përballet me fatkeqësi të tilla që kanë të bëjnë me klimën si dhe trajtimi i kësaj është “çështje jete dhe vdekjeje”.
New York dhe New Jersey kanë pasur nivele të papara të reshjeve. Disa banorë u bllokuan në bodrumet dhe makinat e përmbytura.
6 shtetet në tërë SHBA-në kanë raportuar raste të vdekjeve nga përmbytjet, në New Yersey kanë vdekur 23 persona, në New York 14 persona, pesë njerëz kanë vdekur në Pennsylvania.
Raste të vdekjeve po ashtu janë raportuar edhe në Maryland and Virginia.
Biden ka deklaruar gjendje emergjente në New Jersey and New York, duke u mundësuar të dy shteteve të marrin fonde federale për të mbështetur mekanizmat lokal që janë për të ndihmuar në raste të fatkeqësive, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.





















