Pjesë të mëdha të Spanjës u dëmtuan nga përmbytjet që morrën me vete edhe makina në rrugët e qytetit bregdetar të Alcanar, pas shiut të rrëmbyeshëm.
Shërbimi kombëtar i motit në Spanjë deklaroi se stuhitë prodhuan mbi 9,000 rrufe në të gjithë vendin. Por deri më tani nuk raportohet për viktima, derisa autoritetet lokale kanë raportuar dëme të mëdha, raporton Euronews.
Gjatë një vizite në Guadalajara, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, shprehu solidaritetin e tij me viktimat e siç i quajti përmbytjeve të tmerrshme, transmeton Klankosova.tv.
Shkencëtarët kanë deklaruar se shiu i rrëmbyeshëm po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në bregdetin mesdhetar të Spanjës për shkak të ngrohjes globale dhe ndryshimit të klimës.
https://twitter.com/i/status/1433034378737766400