Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka notë të dobët dhe se qytetarët nuk kanë faj për masat që janë marrë dhe gjendjen me pandeminë.
“Nuk ka qasje më të lodhët, më të coftë në menaxhim të pandemisë se qasja e Kurtit. Është gjendje e jashtëzakonshme more, 32 sot të vdekur, 36 një ditë tjetër”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.
Tutje, Haradinaj shton se, “Mbi 200 njerëz kanë vdekur këto ditë. Ku është Kurti? Po mban fjalime”.
Haradinaj ka kritikuar edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke përmendur deklaratën e saj të bërë për një medium të huaj.
“Ku është Presidentja? Po u tregon shteteve tjera qysh me bo vakinimin, hajde kqyre punën tane”, u shpreh Haradinaj.
Tutje ai thotë se, “Është gjendje e jashtëzakonshme, duket me nejtë qut. Me bo konferenca, në 12 të natës e në 4 të mëngjesit. Nuk funksionin kështu. Kjo është diçka e paparë”, tha Haradinaj.