Publicisti dhe historiani, Jusuf Buxhovi, po konsideron se shteti është dashur të jetë më detyrues në procesin e vaksinimit të qytetarëve në mungesë të ndërgjegjes qytetare.
Ai tha se mund të preken edhe liritë qytetare, për të cilat mendon se janë të përkohshme dhe si të tilla keqkuptohen në opinon.
“Nuk jam ithtar i detyrimit, por shteti ka për detyrë në disa segmente ta përdorë edhe instrumentin e detyrimit te nëpunësit, arsimtarët e të tjerët. Bile, unë jam ithtar i asaj që në mungesë të një ndërgjegje qytetare çfarë e kanë shtetet skandinave të përdoren edhe disa masa tjera për shembull certifikata për tubime. S’është kurrfarë kiameti. Shteti ka për detyrë nganjëherë edhe t’i prekë liritë qytetare, individuale, sepse ato janë të përkohshme. Prandaj, këtë e shoh edhe në diskursin e opinionet politike ngatërrohen se jo po shkelen liritë qytetare. Shëndeti është shumë i rëndësishëm”.
Buxhovi foli edhe për ndikimin e pandemisë që pati në proceset politike të ndërrimit të qeverive.
Ai thotë se pandemia ishte një plus që i dha edhe më shumë hov fitores së madhe të Vetëvendosjes, shkruan Klan Kosova
“Koalicioni mes Vetëvendosjes dhe LDK-së u prish qëllimisht prej të dyja palëve. Ishte një skenim prej Vetëvendosjes dhe LDK mezi priti që ta përdorë. Koha e pandemisë ku mund t shfrytëzohet për interesa të caktuara edhe mund të kalkulohet. Vetëvendosje ishte shumë më shkathët dhe ka ditur ta shfrytëzojë elektoratin dhe resurset e saj, meqë gjatë atyre 52 ditëve e kishte edhe ministrin e Shëndetësisë edhe pse fare dinamika e saj s’varej prej nesh”, tha Buxhovi