Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka ngushëlluar familjen e gazetarit të ndjerë Kajtaz Gecaj, përcjell InLajmi.
Deliu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ajo ka humbur një mik dhe ish-kolegun e saj nga koronavirusi, duke e kujtuar për përkushtimin e profesionalizimin e pashoq.
Postimi i plotë i saj:
Betejën me Covidin e humbi sot edhe një mik dhe ish kolegë i imi nga Skënderaj Kajtaz Gecaj.
Do ta kujtojmë për përkushtimin e korrektësinë në punë dhe për profesionalizmin e pashoq.
Ngushëllime të përzemërta familjes.
Lamtumirë mik!/InLajmi/




















