Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ka rekomanduar që ligjerata në xhuma, të jetë për dhunën ndaj femrav, përcjell InLajmi.
Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të BIK, është bërë e ditur se në xhumanë e sotme do të flitet për “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”
“Nesër, me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, në hytben e xhumasë do të ligjërohet tema: “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”, shkruhet në njoftim./InLajmi/





















