Në një konferencë për media, të mbajtur pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, ministri i Financave dhe Transfereve Hekuran Murati ka thënë se mjetet e ndara sot do të ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve, raporton InLajmi.
Ai bëri të ditur se nga ky vit, do të nisë edhe implementimi i shtesave për fëmijë, duke bërë të ditur se në total në këtë mbledhje u ndanë 40 milionë euro për mirëqenien e qytetarëve.
“Kishim një sërë pikash të ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve dhe kishte ndarje të mjeteve në vlerë prej 40 milionë euro. Nga ky vit fillon shtimi i shtesave për fëmijët”.
“Jemi të përkushtuar që të vazhdojmë ke këtë ritëm qe secili prej nesh ta tejkalon këtë situatë sa më lehtë”./InLajmi/